Mandia: Vendimet e Bashës ‘null and void’! Baza i ka shkarkuar, të respektohet vullneti i shumicës

Anëtarja e Grupit të Rithemelimit Ledina Mandia, ka theksuar në Task Force me Sonila Meçon në SYRI TV, se vendimet dhe veprimet e Bashës janë ‘null and void’ pasi janë shkarkuar nga anëtarësia dhe se vendimi i shumicës duhet të respektohet.

Mandia: Duhet të flasim për situatën që po ndodh në PD. Basha po do që ta paraqesë Grupin e Rithemelimit dhe zotin Berisha si dhunues, një bandë kriminale dhe hajdutësh dhe këtë mesazh ta përçojë ndërkombtarisht. Nëse shohim mediat në mbështetje të Bashëa, janë duke marrë intervistra të grave deputet, sekretare etj. gjasme viktima të dhunuara dhe këto dëshmi çohen në kancelaritë evropiane për të treguar se këta janë dhunuesit dhe këto viktimat. Dhe për të treguar anëtarësisë që të heqin dorë nga Grupi i Rithemelimit dhe të ndahen nga dhuna pasi këta janë e ardhmja. Ata smund të flasin me bazën pasi baza i ka shkarkuar ata dhe ata nuk përfaqësojnë më PD, Basha është i shkarkuar dhe ajo kryesi është e shkarkuar. Çdo vendim dhe veprim nga ana e tyre është ‘null and void’. Anëtarësia e ka marrë vendimin për ta dhe Basha i ka humbur lidhjet me anëtarësinë. Duhet të respektohet vendimi i shumicës. Nëse baza do një lider të ri përmes një gare me votë, atëherë këtu jemi në një qeverisje demokratike në Partinë Demorkatike.