FOTO/ Aksident tragjik, atleti humb jetën në moshën 29-vjeçare

Dean Lendore, i cili mori një medalje bronzi në “Lojërat Olimpike të Londrës 2012”, ka vdekur në një aksident automobilistik në moshën 29-vjeçare.

Atleti përfundoi i treti me ekipin në stafetën 4 x 400 m në Lojërat e Londrës dhe gjithashtu mori një medalje argjendi në të njëjtën ngjarje në Kampionatin Botëror tre vite më vonë.

Lendore raportohet të ketë vdekur pas një aksidenti automobilistik në Teksas.

 Skuadra e Trinidad dhe Tobago ka reaguar pas lajmit tragjik.

Në komunikatë thuhet: “Fjalët nuk mund të shprehin në mënyrë adekuate pikëllimin tonë për humbjen shkatërruese dhe të parakohshme të tre herë olimpistit dhe medalistit të bronzit të Olimpiadës dhe Kampionatit Botëror Deon Lendore, i cili ka qenë një frymëzim dhe motivim për të gjithë ne si në pistë ashtu edhe jashtë saj.

“Deon ka valuar flamurin e Trinidad dhe Tobago me krenari, nder, patriotizëm dhe një vullnet të paepur gjatë gjithë karrierës së tij, duke ndihmuar dhe frymëzuar shumë njerëz. Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe të përzemërta për familjen e tij, miqtë, shokët e skuadrës, trajnerët, Klubin Abilene, Komunitetin e Arima dhe të gjithë ata që ai do të kishte prekur.

“Është një ditë e trishtuar për Lëvizjen Olimpike të Trinidad dhe Tobago dhe Commonwealth Sport. Le të pushojë dhe të flejë Deon në paqe të përjetshme”, ishte shkruar në komunikatë.

Lendore gjithashtu përfundoi i teti në stafetën 4×400 metra në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”