Ofendon gazetari grek: Kur kapet një shqiptar me armë është normale
Gazetari grek Nikos Evangelatos ka lëshuar komente raciste ndaj shqiptarëve, që jetojnë dhe punojnë në Greqi, duke thënë se “ata në tërësinë e vet e kanë normale kriminalitetin”.
Duke iu referuar një ngjarjeje të një shqiptari të kapur me armë në vendin fqinj, gazetari Evangelatos tha se kjo është normale, për sa kohë ky person është shqiptar.
Kjo deklaratë e gazetarit grek ka bërë që të reagojnë shumë komentues, duke thënë se kjo është deklaratë raciste e ksenofobe.
Kur Evangelatos pa se është përballur me shumë komente kundër tij për deklaratën antishqiptare, ai ka sqaruar ngjarjen, sipas mënyrës së tij.
Ai deklaroi se komenti i tij nuk ka pasur as edhe një qëllim që të jetë racist ndaj shqiptarëve.
Και ενώ ακόμα στα ενημερωτικά δελτία έχουμε την ανάγκη να μαθαίνουμε πρώτα την καταγωγή ενός δράστη και μετά το τι έκανε,πώς εξελίχθηκε η σύλληψη κλπ,έχουμε τον κ.Ευαγγελατο να διαιωνίζει ρατσιστικες προκαταλήψεις κ να στιγματίζει απροκάλυπτα συνανθρώπους μας.@ANT1TV #Ευαγγελατος pic.twitter.com/SucUE9dVMl
— weirdman αλλά (@mixalis44424132) January 10, 2022