Dhuna ndaj demokratëve/ Saraçi: Protesuesit nuk hipën në kat të dytë, s’dihet kush dëmtoi zyrat

Kryeredaktori i Syri TV, Romir Saraçi i ftuar në emisionin Task Force të moderatores Sonila Meço, komentoi protestën e demokratëve më datë 8 janar 2022.

Saraçi theksoi se protestuesit nuk kanë arritur dot që të hipin në katin e dytë të selisë blu. Ai shtoi se kësisoj, nuk dihet se kush ka dëmtuar zyrat e selisë të Partisë Demokratike.

“Protestuesit nuk u ngjitën në kat të dytë, nuk dihet kush ka dëmtuar zyrën ku ishte Basha e zyrat që janë në katë të dytë të selisë. Është e çuditshme që është gjetur kati i dytë i shkatërruar.

Ka pasur mosgatishmëri të zyrtarëve të lartë në PD që të bashkëpunojnë me Prokurorinë. Oficerët e policisë kanë marrë edhe serverin e kamerave, e do jetë prova më e fortë se kush ka shkaktuar dhunën”, deklaroi Saraçi.