Njeriu që akuzohej për korrupsion nga ambasada e SHBA, në krah të Bashës

Një nga të akuzuarit si të korruptuar nga ambasada e SHBA në Tiranë, mbështet Lulzim Bashën. 

Xhemal Gjunkshi, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, që në kabllogramet e publikuara akuzohej nga ambasada e SHBA se merrte ryshfet nga rrogat e ushtarëve shqiptarë që niseshin në misionet ushtarake jashtë Shqipërisë, ka përkrahur 'përjashtimin' që Kryesia e shkarkuar e deputetit Basha ndërmori ndaj deputetëve të Partisë Demokratike!

Gjunkshi njihet gjithashtu si financues i Lulzim Bashës me shumë gjasa sipas kabllogrameve të ambasadës së ShBA me paratë e korrupsionit nga rrogat e ushtarëve shqiptarë!