Mandia: Protesta kaloi në dhunë të përshkallëzuar nga mercenarët e Bashës dhe policia e Ramës

E ftuar në Task Force në SYRI TV me Soniala Meço, Ledina Mandia pjesë e Grupit të Rithemelimit në PD, ka folur për dhunën e ushtruar ndaj demokratëve në protestën e 8 janarit.

Zonja Mandia ka theksuar se ajo ishte një protestë paqësore por që u por që kaloi në dhunë të përshkallëzuar nga mercenarët e Bashës të cilët ishin brenda selisë së PD-së fatkeqësisht dhe më pas nga ana e policisë së Ramës në ndihmë të Bashës dhe jo të protestuesve.

Mandia: Ne duam të informojmë gjithë publikun shqiptare dhe gjithë botën mbarë për dhunën e ushtruar ndaj demorkatëve nga policia e shtetit dhe mercenarët e Lulzim Bashës në 8 janar. Janë pamje të tmerrshme dhe nuk kanë nevojë për koment edhe pse kometet janë bërë nga vetë anëtarët e PD-së të cilët ishin pjesmarrës, pasi ajo ishte një protestë paqësore por që kaloi në dhunë të përshkallëzuar nga mercenarët e Bashës të cilët ishin brenda selisë së PD-së fatkeqësisht dhe më pas nga ana e policisë së Ramës në ndihmë të Bashës dhe jo të protestuesve.

Ne po informojmë edhe mediat ndërkombëtare pasi janë të painformuara nga protesta e 8 janarit.