Basha në panik, sulmon edhe Metën: Qëndro larg selisë së PD

Nga paniku që e ka rrethuar prej disa ditësh, Lulzim Basha vazhdon të lëshojë deklarata viktimizuese. 

E fundit, e Bashës është sulmi ndaj presidentit Ilir Meta. 

Përmes një deklarate, kreut të shtetit i kërkohet që t'i qëndrojë larg selisë blu, bashkë me njerëzit e tij. 

Deklarata
Ilir Meta dhe njerëzit e tij duhet të qëndrojnë larg selisë së Partisë Demokratike. Koha kur PD përdorej si mburojë nga Ilir Meta ka përfunduar në 9 Shtator, kur PD u distancua nga Sali Berisha.

Ndërhyrja e Presidentit të Republikës, njëlloj si Edi Rama, në një debat të brendshëm në Partinë Demokratike, tregon atë që kemi thënë që në nisje, që trekëndëshin Berisha-Rama-Meta e bashkon një hall i madh, por që nuk është as halli i Partisë Demokratike dhe as halli i qytetarëve shqiptarë.

Pastrimi i llumit të tranzicionit është mision për çdo demokrat, për çdo qytetar shqiptar dhe është e vetmja rrugë që Shqipëria të ecë përpara drejt të ardhmes europiane.