‘Kosherja Show’ largohet nga ‘ABC’/ Në cilin ekran do e shohim së shpejti?
Pas largimit nga "Portokalli", Altin Basha erdhi si autor i një emisioni të ri humoristik, ‘’Kosherja Show’’, që transmetohet në ekranin e televizionit "Abc", çdo të dielë.
Emisioni u prit mirë nga publiku teksa moderimi iu besua Jona Spahiut dhe Bes Kallakut.
Mirëpo, duket se "Kosherja Show" nuk do transmetohet më në ekranin e "Abc".
Pas dy sezonesh, "iconstyle.al" shkruan se spektakli i humorit nuk do të jetë më pjesë e programacionit të këtij televizioni.
Ndërkohë ende nuk dihet se në cilin televizion do ta shohim pas largimit.
Vlen të theksohet se deri tani nuk ka ende asnjë reagim zyrtar.