'Mbappe je i vdekur', tifozët kërcënojnë yllin e PSG-së

E ardhmja e futbollistit francez Kylian Mbappe te PSG është e pasigurt dhe ka shumë spekulime se ku do të luajë sezonin e ardhshëm, e ndërkohë ka marrë kërcënime me vdekje.

Tifozët po pyesin nëse Mbappe do të luajë për PSG-në sezonin e ardhshëm apo do të shkojë te Real Madrid, teksa sw fundmi ai ka marrë kërcënime me vdekje të shkruara në muralin e tij në Bondy, në periferi të Parisit ku ai u rrit.

“Mbappe, je i vdekur”, thuhet në mesazhin e shkruar në murale.

Kujtojmë që, murali është bërë në bashkëpunim me Nike kur Mbappe mbushi 21 vjeç, por tashmë është shkatërruar pjesërisht.