Një shqiptar përzgjidhet në formacionin e javës në Spanjë përkrah Benzema dhe Vinicius

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ivan Balliu, shënoi golin e barazimit për skuadrën e tij Rayo Vallecano, në sfidën me Real Betis.

Pas kësaj performance fantastike, mbrojtësi mori dhe një vlerësim tjetër nga La Liga.

Ivan Balliu u përzgjodh nga La Liga si një nga 11 lojtarët në formacionin e javës, përkrahë emrave të njohur si Benzema dhe Vinicius Jr.

Gjithashtu 30-vjeçari u vlerësua dhe me notën 8.1, më shumë se katër lojtarë të tjerë në këtë formacion.

Goli në minutën e 70-të nga Balliu e mban me shpresë ekipin e tij për një vend në zonën europiane.

Rayo Vallecano tani ndodhet vetëm një pikë larg Barcelonës së vendit të gjashtë dhe dy pikë larg Atletico Madrid të vendit të katërt.