Ja kur dhe ku do të mbahet funerali i Presidentit të Parlamentit Evropian, David Sassolit

Funerali i Presidentit të Parlamentit Evropian David Sassoli do të mbahet të premten më 14 janar në kishën e Santa Maria degli Angeli në Piazza della Repubblica në Romë.

 Në varrim mund të jetë i pranishëm edhe Presidenti i Republikës, Sergio Mattarella shkruajnë mediat italiane.

Sassoli ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.

Lajmin hidhur e dha zëdhënësi i tij David Cuillo në një postim në twitter.

"Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, ndërroi jetë në orën 1.15 të mëngjesit të 11 janarit në CRO në Aviano (PN), Itali, ku ishte shtruar në spital. Data dhe vendi i funeralit do të komunikohen në orët në vijim," shkroi Cuillo në postimin e tij.

Në selinë e Parlamentit Evropian në kryeqytetin belg, flamujt me sfond blu me 27 yjet e artë valëviten në gjysmështizë nga ora 8:30 e mëngjesit të sotëm. 

Menjëherë më pas Komisioni dhe Këshilli i BE-së bënë të njëjtën gjë edhe në godinat e selisë evropiane. 

“ Është një ditë e trishtuar për Evropën. Sot Bashkimi ynë humbet një pro-evropian të bindur, një demokrat të sinqertë dhe një njeri të mirë ". shkroi në postim presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen për humbjen e Presidentit Davide Sassoli.