SHBA: Familjet e ndara në kufi tani kanë frikë nga përpjekjet për rrëmbim dhe zhvatje

Uashington - Për gruan 30-vjeçare nga Hondurasi, më e keqja dukej se kishte mbaruar. Ajo është ribashkuar me djalin e saj, i cili, kur ishte 6 vjeç, u nda nga ajo nën qeverisjen e Trump. Tani ajo është duke punuar në ndërtim në Karolinën e Veriut. Dhe avokatët po negocionin një pagesë për familje si ajo që duruan ndarjet.

Por raportet për ato negociata kanë krijuar një shqetësim të ri: përpjekjet për zhvatje që rrjedhin nga besimi i gabuar se ajo mori një pagesë të madhe. Familja e saj tashmë ka marrë kërkesa për të dhënë 5000 dollarë në muaj.

"Me sa duket, unë jam një milionere tani," tha gruaja, e cila, si të tjerët të intervistuar nga Associated Press, foli në kushte anonimiteti për shkak të frikës për sigurinë e familjes së saj. “Unë nuk kam para për të paguar për diçka të tillë dhe nuk di çfarë të bëj. Jam e dëshpëruar, me të vërtetë.”

Ndërsa raportet e veçanta janë të izoluara, zhvatja e përhapur në Amerikën Qendrore shpjegon pse shumë kërkojnë azil në Shtetet e Bashkuara në radhë të parë.

Disa avokatë kanë frikë se ideja e pagesave të mëdha do të nxisë shumë më tepër kërcënime. Një avokat i gruas dhe familjeve të tjera u ka kërkuar zyrtarëve amerikanë që të marrin në konsideratë pranimin e më shumë të afërmve për shkak të kërcënimeve.

Nuk është e qartë nëse familjet do të marrin para nga qeveria amerikane. Negociatat për zgjidhjen e kërkesave për dëmshpërblim përfunduan mes zemërimit politik mbi pagesat, që shpërthyen pas një raporti në Wall Street Journal se Departamenti i Drejtësisë po mendonte 450,000 dollarë për një person për të kompensuar vuajtjet - ose 900,000 dollarë për një prind dhe fëmijë. 

"Njerëzit këtu mendojnë se unë kam shumë para," tha një pronar biznesi 47-vjeçar në Guatemalën veriore, gruaja e të cilit dhe djali qenë ndarë nga njeri tjetri.

 Tani aAi është bërë më nervoz për shkak të raportimeve të lajmeve për dëmshpërblimin dhe e ndryshon numrin e celularit çdo dy javë.

Burri jeton në Guatemalë me vajzën e tij 14-vjeçare, ndërsa gruaja e tij dhe djali tani 18-vjeçar jetojnë në Atlanta pasi u ndanë në kufi për më shumë se një muaj në 20180ën.

Burri tha se po merrte mesazhe me tekst në atë moment ku e kërcënonin se do t'i rrëmbenin djalin nëse nuk paguante para.

“Fqinji im më tha një ditë tjetër: “Pra, ti ke para, sepse para u janë dhënë njerëzve që janë ndarë në Shtetet e Bashkuara.” Dhe unë i thashë se nuk dija asgjë për këtë,” tha ai.

Burri tha se ai dhe vajza e tij u përpoqën të shkonin në SHBA në vitin 2019. Por ata u rrëmbyen në Meksikë për dy javë, u liruan tek autoritetet meksikane pasi paguan më shumë se 3,000 dollarë dhe u deportuan në Guatemalë.

"Unë nuk jetoj në paqe," tha ai. "Unë gjithmonë eci duke parë mbrapa."