FOTO/ Arratisje nga burgu italian, shqiptari kapet pak minuta më pas

Tre të burgosur janë arratisur nga një burg në Itali.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në burgun e Avellinos.

Të arratisurit janë një maroken, një rumun dhe një shqiptar 45 vjeç.

Nga të tre, vetëm shqiptari është arrestuar deri tani dhe është ndaluar pak minuta pas arratisjes, nga një patrullë policore.

Ata kishin thyer hekurat dhe ishin hedhur në rrugë, duke u arratisur.

Në kërkim janë një 40 vjeçar maroken, i cili ishte dënuar për terrorizëm dhe një 22 vjeçar rumun.