Efekti COVID, si gjiganti i prezervativit i mbijetoi pandemisë

Pandemia COVID-19 ka vënë gjithashtu në krizë dhe industrinë e prezervativëve.

Këtë e ka bërë të ditur CEO i prodhuesit më të madh të prezativëve në botë Karex, i cili ka shënuar rënie të shitjeve deri në 40%.

Por gjatë pandemisë kërkesa për produkte mjekësore u rritën.

Kështu industria malajziane i është kthyer dorëzave latex duke nisur dy linja të reja prodhimi për 500 milion copë në vit.

 Shkaqet – Sipas të dhënave të kompanisë, rënia e shitjeve është shkaktuar sidomos në vendet në zhvillim, nga mbyllja e moteleve.

Me pak fjalë, rënia e netëve të nxehta të kaluara në motele apo hotele kanë ulur konsumin e prezervativëve.

 Ndërkohë, edhe qeveritë kanë ndërprerë promovimin e fushatave kundër sëmundjeve seksualisht të transmetueshme me shpërndarjen falas të prezervativëve.

Industria e prezervativëve shpreson për një dalje graduale nga kufizimet Covid, gjë që mund të çojë në një rimëkëmbje e këtij sektori.