As Qeveria Kurti nuk e ndali dorën, shpenzoi miliona në asfalt

Rrugë të reja, rehabilitime, punime emergjente e shumëçka tjetër:  Syri.net Kosova iu sjell top shpenzimet në asfalt të ministrisë së Infrastukturës në Qeverinë 'Kurti II', përgjatë 10 muajve qeverisje.

Kur kemi gati 10 muaj që kur në krye të Qeverisë së Kosovës erdhi Lëvizja Vetëvendosje me kryeministër Albin Kurtin, nuk është se u ndalën në tërësi shpenzimet në asfalt.

Ministria e Infrastukturës e cila udhëhiqet nga ministri Liburn Aliu, përgjatë këtyre gati 10 muajve shpenzoi miliona euro, në shtrimin e rrugëve të reja e rehabilitimin e tyre.

Syri.net Kosova duke u bazuar në të dhënat e publikuara nga vetë ministria në faqen zyrtare të prokurimit publik, iu sjell disa prej shpenzimeve më të mëdha që ndodhën gjatë këtyre muajve për asfalt.

Rehabilitimi i rrugës Regjionale R 117 Rahovec - Suhareke

Për këtë kontratë MI, në prill të vitit 2021, shpenzoi 88 mijë e 336 euro.

Asfaltimi i Rrugës Smolice – Stubel – Berjahë -Nivokaz

Për asfaltimin e kësaj rruge, MI-ja, në qershor të vitit 2021 shpenzoi 68 mijë e 995 euro.

Rehabilitimi i Rrugës Rajonale Kline - Skenderaj

Për rehabilitimin e kësaj rruge, MI-ja, në qershor të vitit 2021 shpenzoi 69 mijë e 451 euro.

Asfaltimi i Rrugës ,,Babush-Tern-Luboc-Koshare-Slivov

Në qershor të vitit 2021, ministria e Aliut për asfaltimin e kësaj rruge shpenzoi 171 mijë e 342 euro.

Ndertimi i Rrethrrotullime ne Rrugen Nacionale Prishtine – Ferizaj - Banulle”

 

Ky rrethrrotullim, kësaj ministrie në qershor të 2021-ës, i kushtoi 37 mijë e 363 euro.

Asfaltimi i Rrugeve ne Kamenicë

Për asfaltimin e disa prej rrugëve të Kamenicës, kjo ministri gjatë korrikut të vitit që lam pas shpenzoi 85 mijë e 40 euro.

Rehabilitimi i rrugës Prekoc – Krilevë-Sanimi Emërgjent

 

Në dhjetor të vitit 2021, për këtë rrugë ministria njoftoi se ka shpenzuar 278 mijë e 130 euro.

Asfaltimin e rrugëve lokale në fshatin Pasjak

Për rrugët e fshatit Pasjak, ministria ndau 165 mijë e 777 euro.

Ndertimi i Rruges Rajonale R108 Deçan - Kufiri me Malin e Zi, Segmenti 2”

Ministria për këtë rrugë gjatë shtatorit të vitit 2021, njoftoi se ndau 378 mijë e 593 euro.

“Ndertimi i Autoudhes A7.1- Kryçzimi me disnivel A6 A7.1 ( Banullë)- Dheu i Bardhë- pjesa Kryçezimi ne disnivel A6 A7.1 (Banullë)- Udhekryçi “Bresalc”- L=22.31 km, Lot 2

Për këto punë, ministria të cilën e udhëheq ministri Liburn Aliu, ka ndarë 138 mijë e 558 euro.

Zgjerimi i Rrugës Nacionale 9.1, Segmenti Dollc - Gjakovë L = 31.00 km, Lot 1

 

 

 

821 mijë e 655 euro gjatë vitit 2021 u ndal për zgjerimin e kësaj rruge

 

Rehabilitimi i rruges Nacionale N9 ,segmenti Peje-Kuqishte -Qakorr-Sanim emergjent

Ministria për këto punime ndau 652 mijë e 18 euro.