Xhama mbi kokat e demokratëve/ Paloka publikon VIDEON shokuese

Edhe Edi Paloka publikoi pamjet e videos tronditëse, ku shihet se si njerëzit e Lulzim Bashës thyejnë dhe hedhin xhama mbi kokat e protestuesve demokratë.

“Ja se si ne kriminelët “i thyem” xhamat e selisë dhe i hodhëm mbi kokat tona, që pastaj Luli t’ua tregonte gazetarëve!” shkruan ai.

Ngjarja mund të kishte pasoja fatale, por për fat nuk pati të dëmtuar rëndë.

Ndërkohë kujtojmë se nga protesta e 8 janarit mbetën të lënduar vetëm demokratët protestues dhe asnjë prej njerëzve të Bashës apo nga policia.