Zi në futbollin Turk, vdes në një aksident rrugor futbollisti i kombëtares

Futbolli turk është në zi.

Mbrojtësi Ahmet Çalik ka humbur jetën në një aksident rrugor në moshën 27 vjeçare.

Sipas mediave turke futbollisti 27 vjeçar ka humbur kontrollin e makinës së tij në një rrugë provincial në Ankara.

Ata që panë aksidentin kanë lajmëruar ambulancën ku është konstatuar dhe vdekja e futbollistit i cili ishte i vetëm në makinë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Ahmet Çalik ishte një nga drejtuesit kryesorë të Konyasporit dhe bashkëlojtar i Ahmed Hassanit, i cili është i huazuar te skuadra turke nga Olimpiacos. 

Çalik ka luajtur në tetë ndeshje me kombëtaren turke.