Njihuni me favoriten për presidencën e Parlamentit Evropian pas vdekjes së David Sassolit

Roberta Metsola zëvëndës-presidentja e Parlamentit Evropian është favoritja kryesore për të marrë frenat e këtij Parlamenti pas vdekjes së Davis Sassolit.

Zëvëndës- presidentja e Parlamentit Evropian është nga Malta dhe gjatë intervistave është shprehur se është krenare për temperamentin e saj mesdhetar.

Ajo shkroi sot  në Twitter se ndihet e ‘shkatërruar’ nga vdekja e Sassolit.

   “Evropa ka humbur një lider, unë kam humbur një mik, demokracia ka humbur një kampion”, shkroi  Roberta Metzola në postimin e saj.

Po kush është Roberta Metsola? 

Metsola  është e martuar dhe është nëna e katër djemve.

Ajo kandidon me Partinë Popullore Evropiane për të kërkuar presidencën si pasardhëse e të ndjerit David Sassolit.

42 vjeçarja është adhuruese e serialit të animuar ‘Tomi dhe Jerry’ dhe bën ‘beteja’ të përditshme për të mos i lënë fëmijët e saj shumë orë para televizorit.

Metsola ka një pasion gatimin dhe ëmbëlsirat, të cilat, siç thotë ajo, e ka trashëguar nga gjyshi i saj, i cili ishte shef kuzhine në Marinën Mbretërore.

 Kur Roberta u bë avokate dhe u specializua në të Drejtën Evropiane, ajo e dinte se kjo do të ishte e ardhmja e saj.

Për 42-vjeçaren  dy vitet e ardhshme do të jenë vendimtare për Parlamentin Europian dhe për projektin europian. 

Sipas saj modeli politik që Evropa ka krijuar e ka çuar kontinentin tonë drejt demokracisë, prosperitetit dhe barazisë.

 "Nëse duam ta ngremë Evropën në nivelin që populli ynë meriton, tani duhet të bashkohemi për të krijuar diçka edhe më të fortë - diçka që motivon një publik më skeptik të besojë përsëri në Evropë " është shprehur 42 vjeçarja. 

Ajo gjithashtu e  konsideron të rëndësishme trajtimin e krizës klimatike , krijimin e vendeve të reja të punës, inovacionin dhe mbrojtjen e lirive. 

“Parlamenti Europian, thotë ajo, ka nevojë për një zë të fortë, një zë që përcjell shqetësimet dhe pritshmëritë e qytetarëve të BE-së ndaj sfidave të rëndësishme që ekzistojnë”.

Më 24 nëntor 2021, Roberta Metzola u zgjodh kandidate e Partisë Popullore Evropiane (EPP)i cili do të kandidojë për presidencën e Parlamentit Evropian për gjysmën e ardhshme të mandatit të tij.