Vdekja e 3-vjeçarit: Edukatorja e arrestuar dërgon avokatin në gjyq për masën e sigurisë ndaj saj

Redina Binjaku, edukatorja e kopshtit privat në Fier, ku gjeti vdekjen fëmija 3-vjeçar, ka vendosur të mos paraqitet vet në Gjykatën e Fierit sot për të dëgjuar masën e sigurisë ndaj saj, por të përfaqësohet nga avokati Ylli Hasimetaj.

Seanca gjyqësore do të nisë në 10: 30 në Gjykatën e Shkallës së Parë në Fier.

Edukatorja Redina Binjaku, 27 vjeçe, akuzohet për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”sipas nenit 289/1 të Kodit Penal. Gjyqtar i çështjes është Alfred Ikononi dhe prokuror Hysen Hajasllari.