VIDEO/ ‘Mercenarët e Bashës thyejnë xhamat mbi kokat e protestuesve’

Lideri historik i PD, Sali Berisha, publikoi një tjetër video tronditëse nga dhuna e ushtruar nga mercenarët e Lulzim Bashës ndaj protestuesve.

Në video shihet se si ata thyejnë xhamat dhe i hedhin mbi kokat e protestuesve.

“Pamje të papara!

Akte vrastare të mercenarëve vrasës, trafikantët e pengmarrës të Lul Kimikut.

Ata thyejnë xhamat dhe i hedhin mbi kokat e protestuesve paqësorë!” shkruan Berisha.