Barcelona me interesim befasues për Oscar

Media braziliane "TNT Sports Brasil" raporton se Barcelona është duke tentuar që të transferojë ish-lojtarin e Chelseat, Oscar.

Mesfushori ofensiv u largua nga "The Blues" vite më parë, për të kaluar në Kinë te skuadra Shanghai SIPG.

Edhe pse në moshë të re mori vendim që të shkonte për një aventurë atje, Oscar ka qenë në formë të mirë, por jo edhe të lartë.

Media braziliane bën të ditur se situata financiare e Barcelonës nuk do ta bëjë të lehtë transferimin e tij nga skuadra kineze.

Shanghai e sheh Oscarin si një lojtar të pashitshëm, por është dëshira e këtij të fundit se ku dëshiron të luajë.

 

Barcelona tashmë ka siguruar shërbimet e Ferran Torresit nga Manchester City, ndërsa po tenton të bëjë të paktën edhe një përforcim.