Rama, trishtim për vdekjen e Presidentit të PE: Sassoli, mik dhe avokat i zjarrtë i Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka shprehur dhimbjen e tij sot për ndarjen e parakohshme nga jeta të Presidentit të Parlamentit Europian, David Sassoli. Rama publikoi një fotografi të tijën me z. Sassoli me këtë shënim:

“Çfarë trishtimi! Miku ynë i mirë, Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, një europian i paepur, një italian krenar, një avokat i zjarrtë i Shqipërisë, gazetar i shquar dhe më pas politikan i respektuar nga të gjithë, ndërroi jetë befasisht duke lënë pas një boshllëk të ndjeshëm tek kushdo pati nderin e kënaqësinë ta njihte... Addio caro David, riposa in pace,” e përfundon mesazhin e tij Kryeministri.