Pas shtypjes së protestave, trupat ruse do të largohen nga Kazakistani, afati

Me fillimin e protestave ditë më parë në Kazakistan për shkak të rritjes së çmimit të karburantëve, Presidenti i vendit Tokayev kërkoi ndihmë ushtarake nga vendet e Forcave Paqeruajtëse të CSTO .

Dhe pas kërkeses se Tokajev 2500 trupa paqeruajtëse të udhëhequra nga Rusia vajtën në Kazakistan.

Protestat tashmë janë shtypur në shumicën e provincave dhe afro 8000 njerëz janë arrestuar pas ngjarjeve.
 

Ndërsa sot Tokayev është shprehur:

"Misioni i paqeruajtësve që erdhën në vend në kuadër të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive ka përfunduar. Tërheqja do të fillojë pas 2 ditësh dhe do të zgjasë 10 ditë."

Gjithashtu  Alihan Smailov do të fillojë të shërbejë si kryeministër i ri i Kazakistanit.