Kryesia e shkarkuar nga demokratët vendos përjashtimin e Berishës nga PD
Kryesia e shkarkuar nga demokratët ka vendosur gjatë natës, përjashtimin përgjithmonë nga Partia Demokratike, të liderit historik Sali Berisha. Po ashtu, kjo kryesi ka vendosur përjashtim përgjithmonë nga Partia Demokratike edhe të tetë anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit. Vendimet janë marrë në mbledhjen e thirrur nga deputeti Lulzim Basha dje në orën 18:30 dhe që ka vazhduar deri në orën 3:30 pas mesnate.
Si rrjedhim, përveç ish-Kryetarit të PD, ish-Kryeministrit Sali Berisha, Kryesia e shkarkuar ka vendosur përjashtimin përgjithmonë nga PD-ja edhe të ish-Presidentit Bujar Nishani dhe figurave të kësaj partie, pjesë e Komisionit të Rithemelimit të saj. Emrat e listuar janë:
Bujar Nishani
Flamur Noka
Albana Vokshi
Edmond Spaho
Arben Ristani
Klevis Balliu
Keltis Kruja
Kryesia e shkarkuar ka marrë vendim edhe për pezullime dhe shkarkime të drejtuesve politikë: Pezullim nga PD deri në distancim publik nga dhuna e ndodhur në protestën e 8 janarit, të disa anëtarëve të tjerë të Komisionit të Rithemelimit.
Të pezulluarit:
Agron Shehaj
Aldo Bumçi
Belind Kelliçi
Blendi Himci
Çlirim Gjata
Edit Harxhi
Edi Paloka
Eno Bozdo
Ervin Minarolli
Gent Deromemaj
Genc Pollo
Genti Strazimiri
Rigels Mucollari
Ivi Kaso
Ledina Mandia
Luan Baci
Lorenc Luka
Mimoza Hajdarmataj
Oerd Bylykbashi
Tritan Shehu
Kryesia e Lulzim Bashës po ashtu ka vendosur edhe shkarkim të drejtuesve politikë:
Belind Kelind Kelliçi - Tirane
Albana Vokshi - Tirane
Aldo Bumçi - Tirane
Agron Shehaj-Tirane
Flamur Noka
Tritan Shehu-Gjirokaster
Bujar Leskaj-Vlore
Edmond Spaho-Korce
Edi Paloka-Durres