Tërmeti i fortë trondit Qipron, lëkundjet ndihen dhe në Turqi

Një lëkundje e fortë sizmike me magnitudë 6.3 ballë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Qipro, njofton Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC).

Thellësia fokale ishte rreth 51 km, sipas një vlerësimi të lëshuar nga EMSC.

Tërmeti është ndjerë edhe në disa rrethe të Antalias, Adanasë, Mersinit dhe Hatajit, që ndodhen në brigjet e Mesdheut.

 Qytetarët, të cilët deklaruan se janë të shqetësuar, pohojnë se lëkundjet kanë vazhduar për një kohë të gjatë.