Evi Kokalari publikon videon: Ja kurthi i Lulzim Bashës!

Nga Evi Kokalari

Dera kryesore e PD-së nuk ishte blinduar dhe u hap kollaj.

Të parët që hyn në Seli ishte një grup i përbërë nga gratë - deputete dhe kryetare degësh - kjo me qëllim që kur ata të Bashës t'i shikonin, të kuptonin që s’ka asgjë për t'u trembur. 

Basha ndërkohë i la njerëzit të hyjnë në seli dhe i sulmoi me gaz kur ata ishin brenda në ndërtesë. 

Siç shihet në video, xhamat u thyen nga brenda sepse ishte e pamundur të dilje dhe njerëzit nuk merrnin dot frymë. 

Nëse ky nuk është akt kriminal, nuk di çfarë është. 

Basha duhet të dalë përpara drejtësisë për organizimin e këtyre akteve kriminale. 

Video është filmuar nga Albana Vokshi.