Tërmet në Shqipëri, ja fuqia dhe epiqendra e lëkundjeve

Mbrëmjen e sotme territori shqiptar ka regjistruar një tërmet me magnitudë 3, të shkallës rihter.

Në orën 21:25:30 Instituti i Gjeoshkencave ka regjistruar një tërmet me epiqendër në lindje të Pustecit me thellësi 10 km.

Në 24 orët e fundit në Bilisht dhe Pustec janë regjistruar 20 pasgoditje pas tërmetit të fuqishëm 6 ballë që goditi mbrëmë Greqinë.

Epiqendra mbrëmjen e djeshme ishte në Follorinë të Greqisë, por lëkundjet u ndjenë thuajse jo vetëm në pjesën juglindore, por edhe Shqipërinë e mesme.

Dëme u shkaktuan në Devoll në disa banesa u raportuan në media.