Berisha: U faktua, Basha i lidhur kokë e këmbë me krimin. Selia e PD strofull vrasësish dhe trafikantësh

Lideri historik i PD, Sali Berisha akuzon Lulzim Bashën se u faktua i lidhur kokë e këmbë me krimin. 

Ish-kryeministri shkruan në Facebook se Basha e ka shndërruar selinë e PD në strofull vrasësish, trafikantësh, fundamenalistë të cilët përdorën ndaj demokratëve në 8 janar, lëndë helmuese. 

Berisha shton më tej se projektin e blindimit të selisë së PD, Bashës ia dha Rama, ndërsa shtoi se demokratët ato i hapën. 

Deklarata
Duke ndjekur Opinion!
Miq, se pari u faktua se Lul Basha eshte i lidhur koke e kembe me krimin, ai e ka shendrruar Seline e PD sigurisht me pelqimin e Rames ne strofull vrasesish, trafikantesh fandamentalistesh, te cilet perdoren kunder protestuesve pluhur dhe tym toksik pistolet neuroparaluzuese, bomba shurdhues dhe me gaz lotsjelles etj dhe nuk ka deshmi me flagrante te lidhjeve te nje politikani me krimin. 

Se dyti dyert, blindet u hapen per here te pare.

Projektin e blindimit si te kryeministrise, Bashes ia dhe Rama. Ky i fundit pa se dyert e shtepise së tij hapen dhe kjo e ka tronditur ate!

Se treti, u faktua se Edi Rama me banda dhe narkopolici eshte i vendosur te mbaje Bashen ne krye te PD. 

Se fundmi premtuam revolucion paqesor dhe sot pas tre ditesh ka 12 protestues te pergjakur nga narkopolicia dhe qindra te helmuar me gaz dhe lende helmuese dhe nuk ka asnje te plagosur apo te gervishtur nga pala kundershtare! 

Revolucioni vazhdon!