Gjokutaj: Basha Covid politik, aleanca e tij me Ramën ka mungesë humanizmi

Avokati Genc Gjokutaj, i ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, komentoi protestën e 8 janarit.

Gjokutaj theksoi se Lulzim Basha është një Covid politik, duke shtuar se aleanca e tij me Ramën ka mungesë të theksuar të humanizmit.

“Lulzim Basha është Covid politik. Në aleancën Rama-Basha ka mungesë humanizmi për njeriun. Këtyre personave iu mungon njezërllëku.

Këtu kemi të bëjmë me antinjeriun, antipolitikën dhe vrasjen e një kontributi 30-vjeçar. Kemi rikthim të partisë-shtet. Ky është rast më i rënduar se partia-shtet. Ti të godasësh atë që dje pije kafe, atë që e kishe shok, është e rëndë”, deklaroi Gjokutaj.