‘Koalicion me faktorin shqiptar në botë’/ Sali Berisha: Demokratët s'do ma falin kurrë po të tërhiqem

Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar edhe njëherë tjetër se ka mbështetjen totale të demorkatëve për ti udhëhequr drejt fitores dhe se nuk do ti tradhtoi ata.

Në ‘Now’, Berisha foli edhe për faktorin shqiptar në botë, të cilët do jenë pjesë e përfaqësimit nesër në qeverisje.

Berisha: Do krijojmë koalicione me të gjithë faktorët e tjerë në vend dhe në disaporë, në emigracion. Shof një ndryshim rrënjësor në diasporë në lidhje me çështjet kombëtare. Ndihem dhe do bëj çmos që ata të ndihen të përfaqsuar sepse ai për momentin është i papërfaqësuar. Faktori shqiptar është shumë i madh nëpër botë.

Pasi të fitoi zgjedhjet do i pyes sërish demokratët nëse duan që unë të jem kryeministër.

Demokratët s’do ma falin kurrë mua një akt tradhtie të dytë, kam me qindra mesazhe që më thonë mos na zhgënje dhe unë skam si ti tradhtoi ata. Pollet janë 20% duan një kandidatë tjetër.

Pyetjes se a do ketë një bashkëpunim mes PD-së së Berishës dhe LSI-së, Berisha tha se ai është i hapur për çdo forcë politike të bashkëpunojmë për të çmontuar narko shtetin.

Berisha: Do bëj gjithçka për të çmontuar narko shtetin, nëse ka përputhje programesh unë jam i hapur për çdo forcë politike të bashkëpunojmë për të realizuar objektivin. Fronti opozitar do jetë i bashkuar.