Gjokutaj: Goditja ndaj demokratëve në protestë, tentativë vrasjeje

Avokati Genc Gjokutaj, në intervistë në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, komentoi dhunën e përdorur ndaj protestuesve të Sali Berishës në selinë blu.

Gjokutaj theksoi se goditja ndaj demokratëve në protestën e 8 janarit ishte në fakt tentativë vrasjeje.

“Goditja e demokratëve në protestë ishte tentativë vrasjeje. Është tentativë vrasjeje patjetër, sepse mund të parashikojë deri në eliminimin fizik të personit, madje polici që gjuan mund ta ketë edhe personale.

Armët ndahen në disa kategori, ka zjarri, ka kimike, etj, të cilat të gjitha kur përdoren ndaj njeriut shkaktojnë deri vdekjen. Edhe gazi kur përdoret në atë formë që është përdorur dhe në formën që nuk dihet ç’gaz është , mund të quhet tentativë vrasjeje. Nuk kam parë nga policia ta përdorë gazin në këtë formë”, deklaroi Gjokutaj.