SYRI siguron VIDEON, momenti kur polici plagos Alban Hoxhajn, qëllon drejtpërdrejt

SYRI siguron videon e plagosjes së kryetarit të grupseksionit 8 të PD në Kombinat, Alban Hoxhaj gjatë protestës te PD. 

Ai u godit nga një armë shotgun e Policisë së Shtetit që hedh bombën e gazit lotsjellës, e cila e preku në ballë. 

Hoxhaj mori plagë të rënda në kokë e cila i shkaktoi hemorragji, duke i rrezikuar edhe jetën. 

Në videon e publikuar në Çim Peka Live duket një prej efektivëve të FNSH i cili qëllon drejt turmës me armë dhe për pasojë plagos rëndë një zyrtar të PD.