Barbaria e mercenarëve të Bashës, i plagosuri: Këtë dhunë s'e kam parë as në protestat kundër Ramës

Kryetari i grupseksionit 8 të PD në Kombinat, Alban Hoxhaj rrëfeu në Çim Peka Live dhunën dhe barbarinë që ushtruan mercenarët e Lulzim Bashës ndaj demokratëve. 

Ai tha se brenda selisë së PD janë përdorur lëndë helmuese, ndërsa efektivët e policisë më pas kanë përdorur në masë gaz lotsjellës. 

Një prej bombave që lëshon gazin e goditi atë në ballë duke i shkaktuar plagë të rëndë dhe hemorragji. 

Hoxhaj thotë se dhuna e ushtruar nga Basha te selia e PD, nuk është bërë as nga Edi Rama, kundërshtari më i egër politik i opozitarëve.

"Kam qenë edhe në protestën kur u vra Azem Hajdari. Nuk kemi parë dhunë të tillë, deri më sot. Edhe kundërshtari ynë politik më i egër, që është Edi Rama, nuk e ka ushtruar këtë dhunë. Këta janë në sinkron me njëri-tjetrin", u shpreh Alban Hoxhaj.