Berisha: Rama përdori Bashën, eksperimentoi në selinë e PD-së projektin ‘Blind biss’ të Kryeministrisë’

Ish-kryeministri Sali Berisha tregoi dy qëllimet e protestës së demokratëve në 8 janar në selinë e PD-së.

I ftuar në emisionin ‘Now’, Berisha tha se qëllimi ishte që të nxirreshin jashtë selisë persona të inkriminuar dhe për të nxjerr Lulzim Bashën nga zyra e PD-së. 

Ish-lideri historik i demokratëve akuzoi Rama se kishte pajisur personat brenda PD-së me mjete që disponon policia dhe se eksperimentoi në seli duke zbatuar aty projektin ‘Blind biss’ të Kryeministrisë’.

Berisha: Shkuam për të nxjerr jashtë selisë vrasësit, banditët. Për të nxjerr nga zyra butësisht jo me të prekur, deputetin Lulzim Basha. Këto të dyja ishin qëllimet”, tha ish-kryeministri. 

Personat brenda selisë dispononin të gjitha mjetet që disponon policia e ndërhyrjes së shpejtë, dispononin pistoletë neuroparalizuese, dispononin bomba gazi, bomba shurdhuese, dispononin bomba tymuese.