Modric drejt Manchester City, Guardiola mirëpret kroatin

Manchester City po mendon të afrojë mesfushorin e Real Madrid Luka Modric, kontrata e të cilit skadon këtë verë. Sipas mediave në Spanjë, kroati nuk pranon të rinovojë, ndërkohë, Manchester City po përfiton nga situata duke tentuar të nënshkruajë një kontratë me mesfushorin

Fituesi i Topit të artë në 2018, cilësohet si një nga mesfushorët më të mirë në botë. Në moshën 36-vjeçare, kroati është ende një nga pikat kyçe te Real Madrid, por duket se oferta e re nga Florentino Perez për të rinovuar, nuk e ka gëzuar Modric.

Sipas “El Nacional”, Pep Guardiola është i gatshëm ta mirëpresë kroatin në “Etihad” dhe duket se është gati t’i ofrojë veteranit një ofertë interesante. Problemi kryesor i këtij transferimi është prioriteti kryesor që Modriç i ka vendosur vetes, të tërhiqet në “Bernabeu”.