Toni Kroos vendos kushte për të vazhduar qëndrimin te Real Madrid

Toni Kroos është një nga futbollistët e paktë që nuk shfaqet në intervista dhe mediat e huaja.

Zakonisht, futbollisti i Real Madrid vendos të flasë nëpërmjet rrjeteve të tij sociale .

Kontrata e tij me Real Madridin përfundon në 2023 dhe dëshira e tij është vazhdojë në Madrid. Megjithatë, ajo do të shikohet me dëshirën dhe forcën e tij për të përparuar dhe preferon t’ia lërë kohës se çfarë do të ndodhë.

“Unë e di se çfarë kam në klub dhe klubi e di se çfarë ka me mua. Në një moment ne do të ulemi qetë. Besimi është baza e gjithçkaje. Unë momentalisht ndjehem mirë, por do të shihen disa gjera. E para është që niveli i ekipit dhe i imi duhet të përkojë. E dyta, fiziku im të më shoqërojë. Dhe e treta, që dëshira ime duhet të jetë aty. Kur të gjitha këto të bashkohen, do të flasim,” shprehet Kroos.