Mustafaj: Pas shtatorit, nuk e dimë më çfarë vije politike mbështet PD-ja! Demokratët duan zgjedhje

I ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, Andi Mustafaj ka folur për zhvillimet politike në PD pas protestës së 8 janarit.

Mustafai ka theksuar se kjo lëvizje e nisur nga ish-kryeministri Sali Berisha po bëhet vetëm që të ketë zgjedhje brenda PD-së.

Mustafaj: E shoh me një trishtim shumë të madh situatën në PD dhe me emocione shumë të forta. Që të mos çmendem i kujtoj vetes se përse po e bëjmë këtë lëvizje dhe ne po e bëjmë këtë lëvizje që të bëhen zgjedhje brenda në PD. Pasi që pas shtatorit ka ndryshuar konteksti politik dhe ne nuk po e dimë më se kë mbështet dhe çfarë vije politike po ndjek anëtarësi e PD-së. Ky është element politik shumë thelbësor. Ne po kërkojmë zgjedhje. Situta aktuale më bënë të mendoj për dy gjëra: E para është se demokracia jonë që është e re nuk mund ti shpëtojë dot problemeve dhe manipulimeve që po mundohen ti bëjnë asaj.

Demokracia nuk mund ti japë armë kundërshtarëve të demokracisë që ta vrasi atë demokratikisht. dhe ne jemi ekzakt në këtë pikë sot, ku me procedura dhe justifikime false na mohohet mundësia të shprehim vullnetin tonë të anëtarësisë.

Pika e dytë është banaliteti dhe manipulimi që i bëhet gënjeshtrës shqip. Na kërkohet që të flasim se çfarë thotë Lulzim Basha dhe Edi Rama, ku me zë dhe figurë dalin haptazi gënjeshtrat e tyre. Dhe ne jemi në pamundësi që ti themi Bashës që aty ka pasur të njëjtin gaz që kanë pasur policët pasi janë me video.