Është me Krenarin? Zbulohet me kë po i kalon Luana pushimet luksoze
Moderatorja e njohur Luana Vjollca këtë fillim viti e ka nisur me pushime jashtë vendit.
Vjollca ka treguar se ndodhet në Mauritius, ku ka postuar vazhdimisht foto e video, duke mos munguar as imazhet me rroba banjo.
Por sigurisht një kuriozitet të madh ka pasur se kush po e shoqëron në këtë udhëtim.
Në një postim në “Instastory” këtë mbrëmje Luana ka zbuluar se ndodhet me pushime me një mikeshë, duke shuar kështu thashethemet se po e shoqëron Krenari.
Moderatorja duket se po kalon për mrekulli e na ka treguar edhe disa pamje nga vendi ku po pushon.