VIDEO/ Rikthehen reshjet e dëborës në zonat malore të qarkut të Korçës

Janë rikthyer reshjet e dëborës në zonat malore në qarkun e Korçës.

Në Dardhë, trashësia e dëborës varion nga 6 deri në 10 cm. Sipas të dhënave nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, aksi turistik Korçë-Dardhë është lehtësisht i kalueshëm, por këshillohen drejtuesit e mjeteve të vogla të tregohen të kujdesshëm, si dhe të jenë të pajisur me goma dimërore, por edhe zinxhirë.

Në këtë aks janë dy borëpastruese në gatishmëri.

Ndërsa, në aksin turistik Korçë-Voskopojë, reshjet kanë qënë të pakta.

Në këtë aks momentalisht është duke punuar vetëm një borëpastruese për kriposjen e rrugës. 

E njëjta situatë paraqitet edhe në Qafën e Qarit, ku në këtë zonë janë dy borëpastruese në gatishmëri.