Lojtari i 001 i ‘Squid Game’, koreani i parë që fiton çmim në ‘Golden Globes’

Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Golden Globes” është mbajtur si kurrë më parë pa pjesëmarrjen e yjeve dhe pa u zhvilluar transmetim televiziv.

Çmimin “Golden Globes” për herë të parë e ka rrëmbyer një aktor nga Koreja e Jugut, O Yeong-Su.

 

Ai është një ndër aktorët kryesorë të serialit “Squid Game”, ku luan rolin e lojtarit 001.

77-vjeçari O Yeong-Su është shpallur “Aktori më i Mirë’ në rol mbështetës.

 

Në serialin “Squid Game”, O Yeong-Su luante rolin e një të moshuari në një grup prej 456 personash nga të gjitha sferat e jetës.

Këta të fundit, janë ftuar të luajnë një sërë lojërash për fëmijë me pasoja kërcënuese për jetën.

 

Fituesi i kësaj loje do të merrte një çmim prej 45.6 miliardë eurosh dhe ata që do të humbnin do të vriteshin lojë pas loje.

Seriali u shfaq premierë në “Netflix” më 17 shtator 2021 dhe brenda pak kohësh theu rekorde shikueshmërie në 94 shtete.

 

Suksesi i këtij seriali ishte i madh, por buja ishte edhe më e madhe.

Kjo bëri që shkollat të paralajmërojnë prindërit që të mos i lënë fëmijët e tyre ta shikojnë serialin, madje disa prej tyre u ngritën në protestë për të hequr serialin nga platforma “Netflix”.