Superkupa e Spanjës/ Trajnerët publikojnë listën e futbollistëve të grumbulluar për gjysmëfinale

Katalanasit kanë marrë një lajm pozitiv përpara gjysmëfinales së Superkupës së Spanjës ku do përballen dy ekipet e gjigantit Spanjoll.

Trajnerët kanë publikuar listat e skuadrave përkatëse duke bëre pjesë të saj edhe futbollistë që janë të dëmtuar.

Ansu Fati është një nder emrat të cilët do i rikthehet fushës. Trajneri Xavi e ka përfshirë në listën e grumbullimeve, por duhen mjekët që të japin miratimin që ai të luajë.

Gjithashtu edhe Araujo me De Jong janë në listë, por mbetet për t’u parë nëse do të japin kontribut në fushë.

Lista e futbollistëve të grumbulluar te Barcelona: Ter Stegen, Dest, Piqué, Araujo, Sergio Busquets, Riqui Puig, Dembélé, Dani Alves, Memphis, Ansu Fati, Neto, Lenglet, Luuk de Jong, Jordi Alba, Frenkie de Jong, Mingueza, Umtiti, Iñaki Peña, Nico, Jutglà, Gavi, Balde, Abde, Álvaro Sanz.

Edhe Carlo Ancelotti ka publikuar listën e futbollistëve dhe ka marrë lajme të mira nga mjekët pasi Carvajal dhe Jovic janë të rikuperuar dhe gati për të luajtur. Ai që nuk ka marrë biletën është Gareth Bale, i cili ka një problem në shpatull.

Lista e Realit:  Courtois, Lunin, Fuidias,  Carvajal, Militao, Alaba, Vallejo, Nacho, Marcelo, Mendy, Kroos, Modric, Casemiro, Valverde, Lucas V., Ceballos, Isco, Camavinga, Hazard, Benzema, Asensio, Jovic, Vini Jr., Rodrygo