EMRAT/ Arrestohen tre persona në Vlorë, dy prej tyre të shpallur në kërkim

Gjatë ditës së sotme, tre persona kanë rënë në pranga , dy prej të cilëve ishin të shpallur në kërkim.

Ndërkohë edhe një tjetër person është proceduar penalisht pasi ka goditur me mjete të forta një 21 vjeçar.

Sipas policisë në pranga ka rënë 63-vjeçari I (Xh), P., asi  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e  datës 11.12.2021, ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest me burg”, për veprën penale “Falsifikimi vulave, stampave ose i formularëve”. Shtetasi I. P. u transferua në DVP Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu nga uniformat blu u bë kapja dhe ndalimi i 57-vjeçari A.L., për shkak se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, e  ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale “Dhunë në familje”.

Në pranga ka rënë edhe 38-vjeçari H.T., banues në lagjen ‘28 nëntori’ pasi për motive të dobëta ka goditur me mjete të forta 21-vjeçarin E.A., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa penalisht është proceduar 49-vjeçari M.M., pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Njoftimi/ DVP Vlorë

Vihen në pranga 3 shtetas, 2 prej tyre të shpallur në kërkim, si dhe procedohet 1 shtetas tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë kapjen e shtetasit në kërkim  I(Xh). P., 63 vjeç, banues në fshatin “Bejas”, Fier, pasi  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e  datës 11.12.2021, ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest me burg”, për veprën penale “Falsifikimi vulave, stampave ose i formularëve”. Shtetasi I. P. u transferua në DVP Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Po nga Specialistët e Hetimit të Krimit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim A. L., 57 vjeç, banues në lagjen “Ujë Ftohtë”, Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, e  ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale “Dhunë në familje”.

Po nga këto shërbime u procedua penalisht për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasi H. T., 38 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, pasi  për motive të dobta, ka goditur me sende të forta  shtetasin E. A., 21 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

——-

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale”Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin M. M., 49 vjeç, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.