Kavajë/ Përfshihen në sherr të dhunshëm, në hetim 4 persona

Policia e Kavajës ka vendosur në hetim 4 persona për shkak se akuzohen për një sherr mes tyre.

Sipas burimeve, nën hetim janë vënë K. H., 26 vjeç, G. I., 26 vjeç, B. H., 44 vjeç dhe Xh. H., 42 vjeç.

Raportohet se K. H., së bashku me G. I., kanë dëmtuar pronën e B. H. dhe Xh. H. Këta të fundit, i kanë thyer xhamin e makinës K. H., dhe kanë ushtruar dhunë ndaj tij dhe ndaj G. I.