Zheji miraton Bashën, Bushati: Këtu çmenduria ka arritur nivele superiore

Analisti Andi Bushati nuk i ka ndaluar ironitë e tij në postimet që bën në faqen e tij në Facebook.

Gjatë mesditës së sotme deputeti Lulzim Basha ka bërë një dalje në media, dhe akuzoi sërish se lideri historik i demokratëve Sali Berisha ishte në koordinim me Edi Ramën.

Sipas Bushatit, këtu çmenduria ka arritur nivele të lart.

 ‘Që këtu çmenduria ka arritur nivele superiore nuk ka më dyshim, por kur Basha thotë se Berisha qe në koordinim me Ramën kur sulmoi PD, dhe Zheji pohon me kokë ... kjo kërkon diagnozë mjekësore’, shkruan Andi Bushati në postimin e tij në Facebook.