Tjetër çmim për Robert Lewandowskin, shpallet ‘Sportisti i Vitit’ në Poloni

Një tjetër çmim për Robert Lewandowskin në vendlindjen e tij.

Bomberi i Bayernit u kurorëzua si “Sportisti i Vitit” në Poloni.

33-vjeçari mori shumicën e votave të lexuesve të revistës sportive “Przeglad Sportowy”, duke lënë pas Anita Vlodrazyk, kampionen e hedhjes së çekiçit dhe çiklistin Bartos Zmarzlik.

Numri 9 i skuadrës bavareze tha se ndihej i lumtur që sërish u nderua me një çmim prestigjioz në vendlindjen e tij.

“Çmimi si sportisti i vitit në vendin tim më gëzon shumë. Duke parë që përballë kisha dy sportistë të mëdhenj”, tha Lewandowski në kanalin e tij të “Instagramit”.

“Shpresoj që të vazhdoj kështu dhe të jem një inspirim për shumë lojtarë të rinj që duan të arrijnë nivele të larta në karrierën e tyre”.