Andrea Agnelli me COVID, humbet Superkupën e Italisë me Interin

Koronavirusi nuk ka kursyer as Andrea Agnellin. Presidenti i Juventusit është infektuar me COVID teksa është totalisht asimptomatik.

Numri një i bardhezinjve humbet kështu ndeshjen e rëndësishme ndaj Interit në Superkupën e Italisë për ta parë në stadiumin “San Siro” mbrëmjen e së mërkurës në orën 21:00.

Përveç lajmit të përfundimit të sezonit të Federico Chiesës pas një dëmtimi të pësuar në gju, “Zonja e Vjetër” ka bërë me dije se edhe presidenti i tyre është infektuar nga virusi i rrezikshëm.