VIDEO 8 janari/ Dhjetëra të plagosur mes protestuesve, asnjë nga mercenarët e Bashës

Pavarësisht se Lulzim Basha nuk lë rast pa bërë viktimën, për atë që ndodhi më datë 8 janar, sërish faktet flasin për të kundërtën.

Në protestën e datës dhjetë janar, gazi lotsjellës nuk u përdor vetëm nga Policia e Shtetit dhe shkopinjtë nuk u përdorën vetëm prej saj, por në një masë të madhe dhe prej mercenarëve të paguar që ai kishte futur në selinë e PD-së dhe në zyrën e tij.

Bilanci përfundimtar ishte me disa dhjetëra të plagosur dhe të dëmtuar nga ana e protestuesve apo gazetarëve dhe asnjë i raportuar për dëmtime nga ana e tyre që ish kryetari kishte thirrur që ta mbronin, ku nuk mungonin as gratë.

Gjithashtu të dëmtuar nuk ka pasur as nga radhët e punonjësve të policisë, e cila nuk ngurroi që më tetë janar të hidhte gaz lotsjellës dhe ndaj liderit historik të PD-së Sali Berisha, pavarësisht se ky i fundit ishte larguar nga oborri godinës në atë moment.

Në videon e mëposhtme tregohet qartë urrejtja e Lulzim Bashës ndaj anëtarësisë së Partisë Demokratike, që ishte mbledhur të protestonte ndaj vendimeve arbitrare dhe pazareve të tij me Edi Ramën.