FOTO/ i vdiq nëna, Kadri Veseli mbërrin në Kosovë

Ka mbërritur sot në Kosovë, ish-Kryetari i Kuvendit të Kosovës, lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, udhëheqësi i luftës çlirimtare, Kadri Veseli.

Veseli është liruar përkohësisht nga Gjykata e Hagës dhe me të mbërritur në atdhe, ka shkuar drejt e tek varrezat në fshatin e tij në Broboniq, për të vënë lule mbi varrin e nënës së tij, Ajshe, e cila ndërroi jetë para dy ditësh në moshën 93-vjeçare. 
 

Sipas burimeve të ‘Veriu’, Kadri Veseli do të lejohet të vizitojë edhe familjarët e tij në Bair të Mitrovicës. Kadri 

Veseli gjatë gjithës kohës është i shoqëruar me makina të EULEX-it.

Kadri Veseli me prindërit, që vdiqën të dy gjatë kohës së burgosjes së tij në Hagë. I ati ndërrroi jetë në7  korrik 2021 dhe ëma, më 7 janar 2022.