Më 15-16 janar, Censusi Ndërkombëtar i Shpendëve të Ujit, Shqipëria krahas 146 shteteve

Në datat 15-16 janar 2022, do të zhvillohet Censusi Ndërkombëtar i shpendëve të ujit. Për të 7-in vit rresht Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, në bashkëpunim të ngushtë me ekspertë, organizata jo-fitimprurëse mjedisore dhe studentë do të zhvillojë Censusin e Shpendëve Dimërues 2022. Ky census zhvillohet njëkohësisht në 146 vende të botës.

Qëllimi i këtij Censusi është verifikimi nëpërmjet inventarizimit sipas metodikes përkatëse të popullatave të këtyre shpendëve, të specieve respektive, në të 30 zonat ligatinore bregdetare, liqeneve natyror dhe artificialë, grykëderdhje lumenjsëh, këneta etj.