Tirana prezanton blerjen e re, është zbulimi i sezonit të kaluar

Tashmë është zyrtare, Tirana ka prezantuar blerjen e saj më të re, Devid De Silvan.

Klubi bardheblu ka rikthyer në Kategorinë Superiore pas gjashtë muajsh ish-sulmuesin e Kastriotit, ku spikati sezonin e kaluar me paraqitjet dhe golat e tij, duke u quajtur si “zbulimi i sezonit”.

De Silva vjen nga kampionati portugez pasi ndërpreu bashkëpunimin me klubin e Koviljhës dhe se sulmuesi pritet që të dalë sot në stërvitje me skuadrën e tij të re.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi i Tiranës me anë të një njoftimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Facebook”.

Njoftimi i klubit bardheblu

“Mirësevjen Devid De Silva!

Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e merkatos së dimrit dhe ai është sulmuesi Devid De Silva.

25-vjeçari ishte nën vëzhgimin e zyrtarëve të klubit dhe pas kryerjes së të gjitha analizave mjekësore u zyrtarizua afrimi i tij në klub. Sulmuesi shtatlartë pritet të dalë sot në seancën stërvitore për t’u vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Shehi”.